Rezistenca irakiane merr përgjegjësinë për sulmin në bazën e regjimit sionist
“Rezistenca Islame e Irakut” në një deklaratë të hënën në mëngjes mori përgjegjësinë për sulmin ndaj një baze ushtarake të regjimit sionist në portin e pushtuar Eilat.
Sipas IRNA, duke cituar mediat e forcave të rezistencës, në këtë deklaratë thuhet se një nga qendrat e rëndësishme ajrore të regjimit sionist në Palestinën e pushtuar është shënjestruar me armët e rezistencës. Rezistenca irakiane shtoi se do të vazhdojë të sulmojë bazat e regjimit sionist dhe këtë e ka bërë në përgjigje të krimit të kryer nga sionistët kundër civilëve të pambrojtur palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Kjo është ndërkohë që mediat sioniste njoftuan më herët se një bazë ushtarake në portin Eilat u vu në shënjestër të një sulmi me dron. Ushtria izraelite ka pohuar se ka vëzhguar një objekt të dyshimtë në lindje të Eilat-it, i cili ka rënë në brigjet e portit të kësaj zone, pas së cilës një nga ndërtesat në këtë zonë është dëmtuar, por nuk ka të lënduar.