Rivali kryesor i Netanyahut kërkon zgjedhje të parakohshme
(last modified Thu, 04 Apr 2024 09:49:45 GMT )
Prill 04, 2024 11:49 Europe/Tirane
  • Rivali kryesor i Netanyahut kërkon zgjedhje të parakohshme

Benny Gantz, një anëtar i lartë i kabinetit izraelit të luftës dhe rivali kryesor i Netanyahut, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme në shtator.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, ndërsa kabineti i kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu është nën presion nga brenda dhe jashtë për shkak të luftës në Gaza, Benny Gantz, një anëtar i lartë i kabinetit të luftës së këtij regjimi, në një konferencë për shtyp bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator.

Sipas "The Guardian", Gantz në lidhje me këtë tha: "Ne duhet të biem dakord për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve në shtator, pra para se lufta e Gazës të mbushë një vit. Caktimi i një date të tillë na lejon të vazhdojmë përpjekjet ushtarake dhe, në të njëjtën kohë, t'u dërgojmë sinjal qytetarëve izraelitë se së shpejti do të fitojmë përsëri besimin tuaj".

Ai, gjithashtu, duke vënë në dukje mosmarrëveshjet ekzistuese midis regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me luftën e Gazës, tha se marrëdhëniet strategjike të dy palëve nuk duhet të dëmtohen.

Anëtari i lartë i kabinetit të luftës së regjimit sionist, në lidhje me mosmarrëveshjen mes Uashingtonit dhe Tel Avivit përsa i përket sulmit tokësor të ushtrisë në qytetin Rafah, që ndodhet në jug të Gazës, tha: “Diskutimet me amerikanët duhet të vazhdojnë në lidhje me këtë operacion. Unë u shpjegova atyre se ky operacion është i rëndësishëm dhe do të pengojë rikuperimin e Hamasit".

Gjithashtu, Gantz trajtoi edhe çështjen e të burgosurve sionistë në duart e Hamasit dhe tha se ai ndihet i turpëruar para familjarëve të të burgosurve sionistë, sepse kabineti nuk ka mundur t'i kthejë këta të burgosur.

Anëtari i kabinetit të luftës së regjimit sionist shtoi se familjet e të burgosurve sionistë duhet ta dinë se kabineti do të bëjë të gjitha përpjekjet për lirimin e të burgosurve para Pashkëve (hebreje).

Familjet e të burgosurve sionistë kanë demonstruar pothuajse çdo ditë për të protestuar ndaj mënyrës se si qeveria Netanyahu po menaxhon luftën në Gaza dhe kërkojnë rrëzimin e qeverinë së Netanyahut dhe arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Hamasit dhe regjimit sionist.

 

Tags