Brigadat Al-Kuds shkatërrojnë tankun Merkava të regjimit izraelit
Prill 06, 2024 17:25 Europe/Tirane
Brigadat Al-Kuds, krahu i armatosur i Xhihadit Islamik të Palestinës, thanë se kanë shkatërruar një tank Merkava të ushtrisë së regjimit izraelit.
Sipas rrjetit televiziv Al Jazeera, Brigadat Al-Kuds në një deklaratë të publikuar të shtunën njoftuan se luftëtarët e grupit shënjestruan një tank Merkava në lindje të qytetit Deir al-Balah, në qendër të Gazës, duke çuar në shkatërrimin e tankut të shtrenjtë dhe të sofistikuar, i cili konsiderohet tanku kryesor i betejës i regjimit sionist që nga vitet 1980.
Më herët, Brigadat Al-Kuds deklaruan se kishin rrëzuar një dron të ushtrisë së regjimit sionist mbi qytetin Khan Younis në jug të Gazës.
Tags