Iraku pranon të dërgojë karburant në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156678-iraku_pranon_të_dërgojë_karburant_në_gaza
Qeveria irakiane pranoi të dërgojë karburant në Gaza dhe të pranojë palestinezët e plagosur për kurim në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 08, 2024 09:13 Europe/Tirane
  • Iraku pranon të dërgojë karburant në Gaza

Qeveria irakiane pranoi të dërgojë karburant në Gaza dhe të pranojë palestinezët e plagosur për kurim në këtë vend.

Sipas IRNA nga agjencia e lajmeve Reuters, kryeministri irakian Mohammad Shia al-Sudani në një deklaratë njoftoi se Iraku ka rënë dakord të dërgojë 10 milionë litra karburant në Rripin e Gazës për të mbështetur popullin palestinez. Sipas këtij raporti, Iraku gjithashtu ka pranuar të marrë të plagosur palestinezë nga Gaza dhe t'i kurojë ata në spitalet publike dhe private të vendit. Një lajm tjetër është se rezistenca islamike e Irakut të hënën në mëngjes njoftoi për një sulm me dron ndaj bazës ushtarake sioniste në Palestinën e pushtuar. Sipas Al-Mayadeen, Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi se baza Eliphalat e regjimit sionist, e vendosur në veri të liqenit të Tiberias në Palestinën e pushtuar ishte shënjestër e një sulmi me dron. Rezistenca Islamike e Irakut më herët se kishte njoftuar në mbështetje të popullit të Gazës dhe në përgjigje të krimeve të regjimit uzurpues sionist, luftëtarët e saj kanë shënjestruar me dron një bazë në Golanin e pushtuar. Rezistenca Islamike e Irakut më herët kishte paralajmëruar se nëse regjimi sionist vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ajo do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi.