Regjimi izraelit vret kryebashkiakun e Gazës në al-Maghazi
(last modified Tue, 09 Apr 2024 07:21:41 GMT )
Prill 09, 2024 09:21 Europe/Tirane
  • Regjimi izraelit vret kryebashkiakun e Gazës në al-Maghazi

Regjimi izraelit martirizoi kryetarin e një prej qyteteve qendrore të Rripit të Gazës së bashku me një numër civilësh të tjerë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, ushtria izraelite, duke vazhduar krimet e saj të luftës dhe duke synuar civilët, të hënën vrau Hatem Saleh al-Ghamri, kryetarin e bashkisë së qytetit al-Maghazi në qendër të Rripit të Gazës. Zyra Shtetërore e Informacionit të Rripit të Gazës këtë veprim e quajti krim lufte dhe tha se qëllimi i regjimit të Tel Avivit në këto krime është të krijojë kaos dhe të rrisë krizën humanitare në Gaza. Sipas kësaj zyre, avionët e regjimit izraelit pa një njoftim paraprak kanë vënë në shënjestër martirin Al-Ghamri së bashku me një grup civilësh në ndërtesën e këshillit të qytetit Al-Maghazi, ndërsa ata ishin në detyrë. Zyra e Informacionit të Gazës këtë atentat e cilësoi si një akt frikacak dhe duke e dënuar atë, u bëri thirrje të gjitha bashkive të botës që ta dënojnë këtë krim.

Tags