Netanjahu pranon situatën kritike të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i156794-netanjahu_pranon_situatën_kritike_të_regjimit_sionist
Kryeministri i regjimit sionist informoi për ditët e vështira të këtij regjimi në luftën kundër forcave të rezistencës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2024 15:00 Europe/Tirane
  • Netanjahu pranon situatën kritike të regjimit sionist

Kryeministri i regjimit sionist informoi për ditët e vështira të këtij regjimi në luftën kundër forcave të rezistencës.

Sipas raportit të së enjtes të IRNA-së, Benjamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, në lidhje me kushtet e këtij regjimi në ditët e fundit tha se lufta me forcat e rezistencës po vazhdon me të gjitha forcat. Duke përsëritur retorikën e tij, Netanjahu shtoi: Ne jemi të gatshëm për çdo skenar nga frontet e tjera dhe do t'u përgjigjemi atyre që dëmtojnë Izraelin. Pasi kanë kaluar 6 muaj nga pushtimi i Rripit të Gazës nga regjimi sionist pa asnjë rezultat dhe arritje, ky regjim po zhytet çdo ditë e më shumë në krizat e tij të brendshme dhe të jashtme. Gjatë kësaj periudhe, regjimi sionist nuk ka arritur asgjë tjetër përveç krimeve, masakrave, shkatërrimeve, krimeve të luftës, shkeljeve të ligjeve ndërkombëtare, bombardimit të agjencive dhe zisë së bukës në këtë rajon. Regjimi sionist e ka humbur këtë luftë pa marrë parasysh përfitimet e ardhshme dhe as pas 6 muajsh nuk ka mundur të bëjë që grupet e rezistencës në një zonë të vogël të rrethuar prej vitesh të dorëzohen, madje kryerjen e krimeve të hapura në Rripin e Gazës ka humbur mbështetjen e opinioni publik botëror. Ndërsa Benjamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist dhe të tjerë si ministri i financave i regjimit sionist këmbëngulin për vazhdimin e luftës, ish-zyrtarët e këtij regjimi kanë një këndvështrim tjetër. Haim Ramon, ish-ministri i Drejtësisë i regjimit sionist, tha se qëllimet e luftës nuk janë arritur dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë duhet të japë dorëheqjen. Ramon pranoi se lufta në Gaza është shoqëruar me disfatën strategjike të Izraelit. Profesori i universitetit Ben Gurion gjithashtu e konsideroi Izraelin si vendin më të pasigurt për hebrenjtë. Në të njëjtën kohë, gazeta Yediot Aharanot, e botuar në Izrael, shkruan se më shumë se 100 gra izraelite kanë refuzuar të kryejnë misionin e tyre ushtarak në sistemin e monitorimit dhe vëzhgimit për shkak të vrasjes së ushtareve femra në sulmin e 7 tetorit 2023.