Ushtria jemenase kryen sulm ndaj destrojerëve dhe anijeve amerikane dhe izraelite
Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit bëri të ditur se 2 destrojerë amerikanë dhe 2 anije izraelite janë shënjestruar në ujërat e Detit të Kuq dhe Oqeanit Indian.
Sipas IRNA, zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, Yahya Saree, tha se marina dhe forcat ajrore të Jemenit në një operacion të përbashkët shënjestruan anijen amerikane Cyclades në Detin e Kuq. Yahya Saree shtoi se Forcat Ajrore të Jemenit gjithashtu me një numër dronësh shënjestruan anijen izraelite MSC ORION në Oqeanin Indian. Në mbështetje të rezistencës së kombit palestinez në Rripin e Gazës, ushtria jemenase ka vënë në shënjestër anijet amerikane, britanike dhe sioniste të destinuara për në territoret e pushtuara në Detin e Kuq dhe ngushticën Bab al-Mandab.