Hezbollahu i Libanit sulmon bazën ushtarake sioniste në Kafer Shuba
Luftëtarët e Hezbollahut të Libanit në një sulm me artileri shënjestruan bazën ushtarake sioniste në lartësitë e pushtuara Kafr Shuba.
Sipas IRNA, Hezbollahu i Libanit lëshoi një deklaratë dhe njoftoi se luftëtarët e rezistencës, në kuadër të mbrojtjes së kombit palestinez dhe rezistencën e tij të guximshme, të hënën shënjestruan një bazë të ushtrisë sioniste në rajonin Kafer Shuba. Sipas kësaj deklarate, rezistenca islame e Libanit shënjestroi edhe një objektiv ushtarak të sionistëve në Arab al-Aramsheh në veri të Palestinës së pushtuar. Duke iu referuar situatës së vështirë të ushtrisë sioniste për shkak të sulmeve shkatërruese të Hezbollahut në veri të Palestinës së pushtuar, rabini sionist Abishai Levi tha se kjo situatë nuk është parë që nga formimi i regjimit të rremë izraelit në vitin 1948. Levi, i cili punon në komandën e ushtrisë së regjimit sionist në rajonin verior të Palestinës së pushtuar, shtoi se që nga viti 1948, festa e quajtur "Pashka" nuk festohet në ushtri dhe të gjitha vendbanimet janë kthyer në baza ushtarake. Radio Ushtria e Izraelit njoftoi gjithashtu se sot rreth 40 raketa u lëshuan nga jugu i Libanit drejt Palestinës së pushtuar.