Netanyahu zotohet të pushtojë Rafahun "me ose pa marrëveshje armëpushimi"
Benjamin Netanyahu është zotuar të realizojë pushtimin e planifikuar tokësor të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, pavarësisht nëse arrihet apo jo një armëpushim me lëvizjen e rezistencës palestineze Hamas.
“Ideja se ne do të ndalojmë luftën përpara se të arrijmë të gjitha objektivat e saj është jashtë diskutimit”, tha kryeministri i regjimit izraelit të martën, sipas një deklarate nga zyra e tij.
“Ne do të hyjmë në Rafah dhe do të eliminojmë batalionet e Hamasit atje – me ose pa marrëveshje armëpushimi, në mënyrë që të arrijmë fitoren totale”.
Më herët gjatë ditës, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha gjithashtu se ushtria kishte miratuar planet përfundimtare për pushtimin me faza të Rafahut si dhe kampet e refugjatëve në pjesën qendrore të Gazës në 72 orët e ardhshme.