Euro-Med paralajmëron kundër përdorimit të armëve termike nga Izraeli
Një grup ligjor me bazë në Gjenevë ka bërë thirrje për një hetim mbi gjasat e përdorimit të armëve të ndaluara termike nga Izraeli në luftën e tij gjenocidale në Rripin e Gazës, gjë që mund të shkaktojë shkrirjen e trupave të viktimave.
Dëshmitë e marra tregojnë se trupat e viktimave duket se janë shkrirë pas bombardimeve izraelite ndaj zonave të banuara në Rripin e Gazës, raportoi Observatori Euro-Mesdhetar për të Drejtat e Njeriut.
“Duhet të krijohet një komitet ndërkombëtar ekspertësh për të ekzaminuar armët që Izraeli po përdor në luftën e tij gjenocidale në Gaza, duke përfshirë mundësinë e përdorimit të bombave që prodhojnë nxehtësi aq të lartë sa që trupat e viktimave shkrihen", thuhet në raport.
Megjithatë, sipas raportit, mijëra trupa në Gaza mbeten të zhdukur dhe "nuk ekzistojnë më pasi janë shkrirë", gjë që ka ngritur pikëpyetje rreth llojit të bombave të përdorura në sulmet izraelite.
Sipas raportit, numri "tepër i lartë i vdekjeve në Gaza ngre frikën e përdorimit të armëve termike, ose të ashtuquajturat bomba me vakum, të njohura në qarqet ushtarake për efektivitetin e tyre në prishjen e tuneleve nëntokësore".
Për të justifikuar bombardimet kundër shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës civile, Izraeli pretendoi se lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka krijuar një rrjet të gjerë tunelesh nën këto infrastruktura për të mbuluar aktivitetet e saj.