Jemeni thotë se rezervat e tij të armëve janë "të paimagjinueshme"
(last modified Wed, 01 May 2024 18:04:11 GMT )
May 01, 2024 20:04 Europe/Tirane
  • Jemeni thotë se rezervat e tij të armëve janë

Një zyrtar i lartë jemenas ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër çdo veprimi armiqësor kundër Jemenit, duke thënë se ai posedon rezerva shumë më të mëdha strategjike të armëve parandaluese që Uashingtoni nuk mund t'a imagjinonte.

Mohammed Ali al-Houthi, një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, i bëri këto komente të mërkurën në një postim në X, mes raporteve se SHBA po përgatit një ofensivë ajrore në shkallë të gjerë kundër Jemenit.

“Mos luani me zjarrin. Gjithçka që mund të prisni nga një rezervë strategjike e armëve parandaluese jemenase, është shumë, shumë më tepër nga sa mund t'a imagjinoni, për sa i përket sasisë, cilësisë dhe shumëllojshmërisë”, tha ai.

Deklaratat e Houthi-t erdhën pasi zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi më herët gjatë ditës se ushtria e vendit ka vënë në shënjestër dy destrojerë amerikanë dhe dy anije izraelite në Detin e Kuq dhe në Oqeanin Indian në një operacion të ri në solidaritet me palestinezët.

Forcat e Armatosura të Jemenit kanë njoftuar gjithashtu se ditët e fundit kanë vënë në shënjestër tre anije të tjera, një anije konteinerësh dhe dy anije të marinës amerikane.

Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka përsëritur se sulmet ndaj anijeve të lidhura me Izraelin do të vazhdojnë derisa Izraeli të ndalojë plotësisht agresionin e tij ndaj Gazës.

 

Tags