Torturohen të burgosurit palestinezë në burgjet e regjimit sionist
CNN në një raport zbuloi kushtet e papërshtatshme dhe torturat e të burgosurve palestinezë në qendrat e paraburgimit të regjimit sionist.
Në një raport për torturimin fizik dhe abuzimin e të burgosurve palestinezë dhe rrahjen e tyre, kanali i lajmeve CNN njoftoi se rrahja e të burgosurve palestinezë nuk ishte për të mbledhur informacion por ishte bërë vetëm për t'u hakmarrë për operacionin e stuhisë Al-Aksa. Një burim tjetër izraelit publikoi foto nga një qendër paraburgimi në Teiman, 30 kilometra nga kufiri i Gazës, duke pranuar se rreth njëqind burra të veshur me sy të lidhur dhe tuta gri në një kompleks të ndriçuar të rrethuar me tela me gjemba janë torturuar. Sipas raportit, rojet në Teiman lëshojnë rregullisht qen ndërsa të burgosurit janë në gjumë, një formë e "torturës së natës". Ndërkohë që regjimi sionist vazhdon me po të njëjtat krime në Rripin e Gazës, Komisioni Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara për Azinë Perëndimore (ESWA) njoftoi: Që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, 360 mijë ndërtesa në këtë zonë janë dëmtuar ose shkatërruar si pasojë e agresionit të regjimit sionist. Ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njoftoi: Mbyllja e vendkalimit tokësor në Rafah do të ndikojë në furnizimin me karburant dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe lëvizjen e banorëve të saj.