Rezistenca irakaiane sulmon me dronë një bazë të ushtrisë sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i157864-rezistenca_irakaiane_sulmon_me_dronë_një_bazë_të_ushtrisë_sioniste
Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi një sulm me dron mbi bazën e regjimit sionist në Palestinën e pushtuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 10, 2024 19:45 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakaiane sulmon me dronë një bazë të ushtrisë sioniste

Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi një sulm me dron mbi bazën e regjimit sionist në Palestinën e pushtuar.

Sipas IRNA, Rezistenca Islamike e Irakut njoftoi të enjten në mbrëmje se baza Elifalat e regjimit sionist, e vendosur në veri të liqenit Tiberias në Palestinën e pushtuar, u vu në shënjestër të një sulmi me dron. Rezistenca Islamike e Irakut kishte paralajmëruar edhe në operacionet e kaluara ndaj territoreve të pushtuara se nëse vazhdojnë sulmet e regjimit sionist në Rripin e Gazës, do të intensifikojë operacionet kundër pozicioneve të këtij regjimi. Pas kryerjes së operacioneve në territoret e pushtuara, ky grup kishte theksuar gjithmonë mbështetjen e tij për banorët e Gazës dhe intensifikimin e sulmeve kundër pushtuesve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjatë muajve të fundit, grupet irakiane të rezistencës, të cilat kishin deklaruar gatishmërinë e tyre për të ndërhyrë drejtpërdrejt në përballjen me sionistët dhe në mbështetje të rezistencës palestineze, në përgjigje të sulmeve sioniste në Rripin e Gazës dhe bombardimeve të zonave të banuara dhe vrasjes së civilëve palestinezë, i janë bashkuar zyrtarisht betejës së stuhisë Al-Aksa dhe gjatë kësaj periudhe, pozicionet e forcave amerikane janë shënjestruar nga sulmet me dronë dhe raketa. Me fillimin e luftës së regjimit sionist kundër Gazës dhe bombardimeve të pandërprera të zonave rezidenciale, arsimore dhe mjekësore të këtij rajoni nga bombarduesit e regjimit të Tel Avivit, grupet irakiane shënjestruan bazat amerikane në Irak dhe Siri më shumë se njëqind herë për të informuar amerikanët se kostoja e mbështetjes së regjimit sionist në vrasjen e popullit të Gazës është shumë e lartë dhe ka një çmim të rëndë.