Emiri i Kuvajtit shpërndan parlamentin e këtij vendi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i157876-emiri_i_kuvajtit_shpërndan_parlamentin_e_këtij_vendi
Të premten, Sheikh Meshaal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Kuvajtit, urdhëroi shpërndarjen e parlamentit dhe pezullimin e disa prej parimeve të kushtetutës për një periudhë më shumë se 4 vjet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 11, 2024 09:00 Europe/Tirane
  • Emiri i Kuvajtit shpërndan parlamentin e këtij vendi

Të premten, Sheikh Meshaal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, Emiri i Kuvajtit, urdhëroi shpërndarjen e parlamentit dhe pezullimin e disa prej parimeve të kushtetutës për një periudhë më shumë se 4 vjet.

Shejh Meshaal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah tha: Vendimi ynë është që të shpërndajmë parlamentin dhe të pezullojmë disa nene të kushtetutës. Unë kurrë nuk do të lejoj që demokracia të keqpërdoret për të shkatërruar vendin. Emiri i Kuvajtit e konsideroi këtë veprim si një vendim të vështirë për të shpëtuar vendin dhe për të siguruar interesat e tij më të mira dhe tha: Vendi po përballet me probleme dhe pengesa të padurueshme dhe kurrë nuk do të lejoj që demokracia të keqpërdoret për të shkatërruar vendin. Televizioni zyrtar i Kuvajtit shtoi: "Autoriteti i parlamentit do të jetë në përgjegjësi të emirit dhe kabinetit. "