UNRWA paralajmëron: Ushqimi në jug të Gazës do të mbarojë sot
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i157916-unrwa_paralajmëron_ushqimi_në_jug_të_gazës_do_të_mbarojë_sot
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar në një mesazh se ushqimet do të mbarojnë sot në jug të Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 12, 2024 11:01 Europe/Tirane
  • UNRWA paralajmëron: Ushqimi në jug të Gazës do të mbarojë sot

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar në një mesazh se ushqimet do të mbarojnë sot në jug të Gazës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga rrjeti Al-Jazeera, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka paralajmëruar në një mesazh se nëse ndihmat humanitare nuk hyjnë në Gaza, nuk do të mbetet ushqim për shpërndarje nga dita e sotme (e diel) dhe se rreziku i urisë dhe i zisë së bukës kërcënon seriozisht jetët e dhjetëra mijëra civilëve palestinezë.

Më herët, raportuesja speciale për të drejtat e njeriut në OKB për çështjet palestineze, Francesca Albanese, pati thënë gjithashtu në një deklaratë: "Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza".

Raportuesja e posaçme për të drejtat e njeriut në OKB për çështjet palestineze deklaroi se i vjen keq për shmangien e përgjegjësisë nga regjimi sionist për krimet e tij, duke shtuar: "Izraeli shkel ligjet ndërkombëtare dhe gëzon imunitet nga fuqitë e mëdha".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ushtria izraelite publikoi të shtunën dy harta duke u kërkuar palestinezëve të evakuojnë më shumë zona në lindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe në zonën Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës. Kjo kërkesë u bë pas vendimit të Këshillit të Luftës së regjimit sionist për të zgjeruar fushën e operacioneve në qytetin Rafah.