Martirizohen 20 palestinezë në një sulm në qendër të Gazës
Burimet e lajmeve raportuan mëngjesin e së martës se 20 palestinezë u vranë në një sulm të regjimit sionist në një ndërtesë në qendër të Gazës.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shihab disa orë më parë, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një ndërtesë në jug të kampit Nusirat që ndodhet në qendër të Rripit të Gazës, duke vrarë 20 persona dhe duke plagosur disa të tjerë. Përpjekjet për nxjerrjen e trupave të dëshmorëve nga rrënojat vazhdojnë ende dhe për këtë ka mundësi të shtohet numri i dëshmorëve. Ndërkohë, Human Rights Ëatch në një deklaratë duke shprehur shqetësimin për vazhdimin e krimeve të regjimit sionist në Gaza, njoftoi se në këtë rajon nuk ka asnjë vend të sigurt. Human Rights Ëatch në këtë deklaratë shtoi: Ne tani kemi nevojë për veprim ndërkombëtar për të parandaluar vazhdimin e krimeve në Gaza. Më herët, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) pas sulmeve ushtarake izraelite në Rafah në jug të Gazës bëri thirrje për t'i dhënë fund vrasjeve pa dallim të fëmijëve palestinezë dhe vrasjes së palestinezëve, shumica prej të cilëve janë fëmijë.