Ish-ministri izraelit i luftës: Netanyahu shkatërroi mbështetjen ndërkombëtare për Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158060-ish_ministri_izraelit_i_luftës_netanyahu_shkatërroi_mbështetjen_ndërkombëtare_për_izraelin
Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës i regjimit sionist, tha se kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkatërruar mbështetjen ndërkombëtare për Izraelin për shkak të konfuzionit dhe dështimeve të tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 15, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • Ish-ministri izraelit i luftës: Netanyahu shkatërroi mbështetjen ndërkombëtare për Izraelin

Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës i regjimit sionist, tha se kryeministri Benjamin Netanyahu ka shkatërruar mbështetjen ndërkombëtare për Izraelin për shkak të konfuzionit dhe dështimeve të tij.

Sipas Al Jazeera, Lieberman tha se këshilli i luftës "po na mashtron dhe qeveria nuk ka plane për asgjë".

Gjithçka që bën kabineti i Netanyahut është për mbijetesën e tij politike dhe neglizhenca e këtij kabineti ka krijuar një hendek të madh në shoqërinë izraelite, shtoi ai.

Liberman u tall me menaxhimin e dobët të luftës nga Netanyahu, duke thënë se lëvizja Hamas dhe Yahya Sinwar, udhëheqësi i saj, po e menaxhojnë luftën nga tunelet më mirë se Netanyahu.

“Ne nuk duhet t'i vëmë në rrezik ushtarët tanë, por duhet të instalojmë një sistem raketash që mund të synojë çdo pikë në tetë minuta,” tha ai.

Pas më shumë se shtatë muajsh nga fillimi i luftës në Gaza, regjimi sionist ende nuk ka arritur të realizojë qëllimet e tij në Rripin e Gazës, pavarësisht se ka marrë ndihma të pafundme nga SHBA dhe vendet perëndimore.