Hamas: Agresioni izraelit ka vrarë 70 për qind të robërve sionistë.
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158104-hamas_agresioni_izraelit_ka_vrarë_70_për_qind_të_robërve_sionistë.
Hamasi thotë se bombardimi i regjimit izraelit në Rripin e Gazës, i cili po përjeton një luftë gjenocidale izraelite, ka vrarë 70 për qind të robërve sionistë, të cilët janë mbajtur nga lëvizja e rezistencës palestineze që nga një operacion i tetorit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 17, 2024 08:58 Europe/Tirane
  • Hamas: Agresioni izraelit ka vrarë 70 për qind të robërve sionistë.

Hamasi thotë se bombardimi i regjimit izraelit në Rripin e Gazës, i cili po përjeton një luftë gjenocidale izraelite, ka vrarë 70 për qind të robërve sionistë, të cilët janë mbajtur nga lëvizja e rezistencës palestineze që nga një operacion i tetorit.

Khalil al-Hayya, zëvendës-shefi i Byrosë Politike të Hamasit, njoftoi informacionin në një intervistë me rrjetin televiziv al-Manar të Libanit. "Armiku sionist dëshiron të rimarrë robërit e mbetur me forcë, duke i vrarë ata me anë të bombardimeve" tha ai. Rreth 250 persona u kapën robër më 7 tetor të vitit të kaluar gjatë Stuhisë Al-Aksa, një operacion hakmarrës nga grupet e rezistencës të Gazës. Të paktën 35,272 palestinezë kanë vdekur në një luftë izraelite gjenicidale  që filloi pas operacionit. Hamasi liroi 105 prej robërve gjatë një armëpushimi njëjavor në fund të nëntorit. Hamasi kohët e fundit ra dakord për një tjetër propozim armëpushimi që mundëson ndërprerjen e agresionit izraelit dhe lirimin e pjesës tjetër të robërve. Megjithatë, regjimi izraelit e hodhi poshtë propozimin. Zyrtari i Hamasit tha: “Propozimi i fundit i paraqitur për ne është shumë afër kërkesave tona, por armiku nuk e ka respektuar propozimin”. Al-Hayya përsëriti kërkesat e lëvizjes, duke thënë se çdo marrëveshje e mundshme armëpushimi duhej të mandatonte një ndërprerje të plotë dhe gjithëpërfshirëse të agresionit izraelit, tërheqjen e të gjitha forcave izraelite nga Gaza dhe më pas një marrëveshje shkëmbimi robërish. "Fitorja është aleati ynë". Zyrtari i Hamasit vuri në dukje dështimin e regjimit izraelit për të realizuar qëllimet e tij të luftës, duke përfshirë mposhtjen e rezistencës. “Pas agresionit tetë muajsh, armiku ka dështuar të zhdukë rezistencën në Gaza, pavarësisht nga të gjitha veprimet e okupimit,” tha ai. "Rezistenca e ka rindërtuar veten dhe mund të përshtatë aftësitë e saj për të përballuar pushtimin," tha zyrtari, duke pohuar, "rezistenca është e aftë të qëndrojë për shumë muaj dhe do të vazhdojë të mbrojë popullin e saj për sa kohë që beteja të vazhdojë". “Rezistenca ka aftësinë të vazhdojë sepse është e drejtë dhe fitorja është aleati ynë, ndërsa armiku do të përballet me disfatën”.  Diku tjetër në fjalët e tij, al-Hayya shprehu mirënjohjen ndaj grupeve rajonale të rezistencës për operacionet pro-palestineze që ata kanë kryer kundër objektivave izraelitë dhe atyre që lidhen me regjimin pushtues. “Frontet në Jemen, Liban dhe Irak mbështesin Gazën dhe e lidhin ndërprerjen e operacioneve [të tyre] me fundin e agresionit në Gaza”, tha ai. “Kur takohemi me forcat e rezistencës në rajon, ne pohojmë se beteja është një.