Dan Halots: Netanyahu na solli në këtë mjerim
Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite kritikoi ashpër kryeministrin izraelit dhe tha se Netanyahu na solli në këtë mjerim.
Agjencia e Lajmeve Fars, njoftoi se Dan Halots, ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së regjimit sionist, kritikoi ashpër të shtunën kryeministrin e këtij regjimi.
Në vazhdim të fjalës së tij ai tha: “Ishte Netanyahu ai që na solli në këtë situatë të mjerueshme dhe ai duhet të largohet sa më shpejt”.
Ai tha se lufta në Gaza është një dështim i plotë dhe ushtria izraelite nuk ka asnjë objektiv të qartë dhe faji për këtë bie mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Deklarata e Dan Halots vjen në një kohë kur zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida tha se luftëtarët palestinezë janë të gatshëm për një betejë të gjatë në Gaza.
“Megjithë dëshirën tonë të plotë për të ndalur agresionin kundër popullit tonë, ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë shkatërruese kundër armikut, duke i tërhequr ata në një moçal ku ata nuk do të fitojnë asgjë, përveç vdekjes së ushtarëve të tyre dhe kapjes së oficerëve të tyre”, tha ai duke shtuar: "Kjo sepse ne jemi njerëzit e kësaj toke dhe jemi pronarët e ligjshëm të saj."