Ministri i Jashtëm saudit shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajetullah Raisi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158332-ministri_i_jashtëm_saudit_shpreh_ngushëllime_për_vdekjen_e_ajetullah_raisi
Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, në një bisedë telefonike me Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Iranit, i shprehu ngushëllimet e tij liderit suprem, qeverisë dhe popullit të Republikës Islamike të Iranit për martirizimin e Ajetullah Raisi dhe delegacionit shoqërues.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 21, 2024 08:49 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm saudit shpreh ngushëllime për vdekjen e Ajetullah Raisi

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, në një bisedë telefonike me Ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme të Iranit, i shprehu ngushëllimet e tij liderit suprem, qeverisë dhe popullit të Republikës Islamike të Iranit për martirizimin e Ajetullah Raisi dhe delegacionit shoqërues.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Faisal Bin Farhan me rastin e martirizimit të Presidentit, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe shoqëruesve të tjerë, në një bisedë telefonike me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Ali Bagheri, u shprehu ngushëllimet e tij, të Mbretit dhe Princit të Kurorës së Mbretërisë dhe Kombit të Arabisë Saudite, liderit suprem, qeverisë dhe popullit të Republikës Islamike të Iranit. Ali Bagheri, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, në këtë bisedë telefonike, duke falënderuar Mbretin dhe Princin e Kurorës të Arabisë Saudite për dërgimin e mesazheve ngushëlluese të ministrit të Jashtëm saudit, duke vënë në dukje iniciativën dhe angazhimin e liderëve të të dy vendeve për rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përpjekjet e përbashkëta të dëshmorit Dr. Amir Abdollahian dhe Faisal bin Farhan në konsolidimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, shprehu shpresën se bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy vendeve do të sjellë rezultate pozitive për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.