May 23, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Kolumbia hap ambasadën në Bregun Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme të Kolumbisë bëri të ditur vendimin e këtij vendi për hapjen e një ambasade në qytetin Ramallah.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, ministri i Jashtëm kolumbian Luis Gilberto Murillo njoftoi se presidenti Gustavo Petro ka urdhëruar hapjen e ambasadës së Bogotas në Ramallah. Presidenti i Kolumbisë, në muajt e fundit duke mbështetur popullin e pambrojtur të Palestinës, ka kritikuar ashpër gjenocidin e regjimit sionist në Rripin e Gazës dhe i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale të lëshojë një urdhër arresti për Netanyahun, kryeministrin e regjimit gjenocidal izraelit. Petro, gjithashtu, duke deklaruar se “nëse Palestina vdes, vdes edhe njerëzimi”, u ka dhënë fund marrëdhënieve me regjimin sionist, i cili ka qenë një nga partnerët më të mëdhenj të Bogotasë përsa i përket sigurisë dhe biznesit. Në përgjigje të deklaratave të Netanyahut, i cili e kishte akuzuar atë për antisemitizëm, presidenti i Kolumbisë tha se ai nuk është antisemitik, por është kundër barbarizmit, gjenocidit dhe veprimit çnjerëzor të kryeministrit të regjimit sionist ndaj popullit palestinez. Dje Spanja dhe Irlanda e njohën Palestinën si një vend të pavarur. Vende të tjera si Norvegjia, Malta dhe Sllovenia kanë njoftuar gjithashtu dakordimin e tyre për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Tags