Demonstrata masive e protestuesve kundër Netanyahut në Tel Aviv
(last modified Thu, 23 May 2024 06:53:39 GMT )
May 23, 2024 08:53 Europe/Tirane
  • Demonstrata masive e protestuesve kundër Netanyahut në Tel Aviv

Mijëra njerëz mbajtën protesta masive në Tel Aviv, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të regjimit sionist.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, zona Kaplan e Tel Avivit dëshmoi tubimin e mijëra demonstruesve. Duke brohoritur parulla, protestuesit kërkuan një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Rezistencën Palestineze si dhe largimin e Netanyahut nga pushteti. Së bashku me familjarët e të burgosurve sionistë ishin të pranishëm edhe një numër i caktuar i përkrahësve të tyre si dhe disa forca rezervë të ushtrisë sioniste. Familjet e të burgosurve sionistë në Rripin e Gazës dhe mbështetësit e tyre fajësojnë kabinetin e regjimit sionist për mbajtjen e të afërmve  të tyre në robëri. Në një fjalim, Benny Gantz, një anëtar i kabinetit të luftës të regjimit sionist, i dha Netanyahut tre javë kohë për të paraqitur një strategji të qartë për luftën në Gaza përndryshe ai do të japë dorëheqjen nga kabineti dhe do të vijojë rrugën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Rezistenca palestineze e udhëhequr nga Hamasi nisi një operacion unik në agimin e 7 tetorit duke sulmuar vendbanimet sioniste në Rripin e Gazës dhe kapi dhjetëra sionistë.  Ekspertët e konsiderojnë këtë operacion një dështim strategjik për regjimin sionist dhe ushtrinë e tij të supozuar “legjendare”. Operacioni "Stuhia Al-Aksa" e rezistencës palestineze, së bashku me arritjet ushtarake, ka sjellë shfaqjen e ajsbergut të mosmarrëveshjeve politike mes autoriteteve të regjimit sionist.