Policia e regjimit sionist sulmon në Tel Aviv protestuesit kundër luftës
Mijëra njerëz protestuan kundër kryeministrit Netanyahu në Tel Aviv, në Kudsin e pushtuar, në Çezare (Caesarea/Qaysaria) dhe në Haifa.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga Al-Jazeera, protestuesit, të cilët mbanin në duar fotografi të pengjeve, kërkuan shkarkimin e Netanyahut dhe të kabinetit të tij, si dhe zbatimin e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin.
Policia izraelite ka ndërhyrë të shtunën mbrëma për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë në Tel Aviv, ku si pasojë, u shkaktua një përleshje ndërmjet policisë izraelite dhe protestuesve në Tel Aviv.
Ushtria izraelite njoftoi të premten se në fillim të kësaj jave u zbuluan në Gaza trupat e tri pengjeve. Ushtria tha se ata u vranë ditën e sulmit (7 tetor) dhe trupat e tyre u transportuan në Gaza.
Njoftimi erdhi në më pak se një javë pasi ushtria tha se kishte gjetur trupat e tri pengjeve të tjerë izraelitë të vrarë më 7 tetor.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e urdhëroi të premten Izraelin që t'i japë fund ofensivës së tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, dhe të hapë vendkalimin kufitar aty pranë për kalimin e ndihmave humanitare.
Gjykata e Lartë e OKB-së tha gjithashtu se Izraeli duhet t'u lejojë akses hetuesve të krimeve të luftës që të hyjnë në Gaza. Megjithatë, gjyqtarët nuk urdhëruan një armëpushim të plotë në të gjithë Palestinën dhe ka pak gjasa që Izraeli të zbatojë urdhrin e gjykatës.