May 26, 2024 20:16 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa nga Libani në territoret e pushtuara

Burimet e lajmeve raportuan për sulme me raketa nga toka libaneze në territoret e pushtuara, pas së cilës janë dëgjuar sirena paralajmëruese që ranë në vendbanimet sioniste.

Pas lëshimit të disa raketave nga Libani drejt territoreve të pushtuara, sirenat kanë rënë në zonat si Al-Basah, Hanita, Shlomi, Galilea Perëndimore dhe Ras al-Naqourah. Ndërkohë, kanali televiziv sionist 12 raportoi se dy raketa antitank u gjuajtën në zonën sioniste Marghliot pranë kufirit me Libanin. Në muajt e fundit, Hezbollahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe gjakderdhjes së një numri të madh palestinezësh në këtë rajon. Kjo çështje që ka ngjallur frikë për sionistët që jetojnë në këto zona. Deri më tani, me dhjetëra mijëra sionistë janë larguar nga vendbanimet pranë kufijve me Libanin nga frika e sulmeve të rezistencës.

Tags