Rafah vazhdon të jetë nën zjarrin e terroristëve sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158628-rafah_vazhdon_të_jetë_nën_zjarrin_e_terroristëve_sionistë
Rrjeti "Al-Jazeera" raportoi të enjten në mëngjes se artileria dhe avionët luftarakë izraelitë janë duke kryer sulme në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2024 07:46 Europe/Tirane
  • Rafah vazhdon të jetë nën zjarrin e terroristëve sionistë

Rrjeti "Al-Jazeera" raportoi të enjten në mëngjes se artileria dhe avionët luftarakë izraelitë janë duke kryer sulme në qytetin Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Të enjten në mëngjes, mediat palestineze njoftuan për ripërtëritjen e sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite në qytetin Rafah, pavarësisht paralajmërimeve të vendeve të botës.

Rrjeti "Al-Jazeera" raportoi se artileria dhe avionët luftarakë izraelitë janë duke kryer sulme në Rafah, në pikën më jugore të Rripit të Gazës.

Në këtë raport thuhet se në 24 orët e fundit, në sulmet e pushtuesve në Rafah, kanë rënë dëshmorë 21 palestinezë, mes të cilëve edhe disa fëmijë.

Nga ana tjetër, korrespondenti i kanalit televiziv "Al-Mayadeen" raportoi se eshtrat e 5 martirëve dhe një numër të plagosurish u nxorrën nga poshtë rrënojave pas sulmit sionist në një ndërtesë banimi në afërsi të shkollës "Al-Zahra" në qytetin e Gazës.

Më parë, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi të mërkurën se regjimi sionist kreu 6 krime të reja, gjatë të cilave 75 persona ranë dëshmorë dhe 284 të tjerë u plagosën.

Sipas këtij raporti, që nga 7 tetori i kaluar e deri tani, numri i dëshmorëve në Rripin e Gazës ka arritur në 36,171 dhe numri i të plagosurve ka shkuar në 81,420.