Marshim masiv i jemenasve në mbështetje të popullit të Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158682-marshim_masiv_i_jemenasve_në_mbështetje_të_popullit_të_gazës
Populli jemenas mbajti një marshim masiv në vazhdim të mbështetjes së tyre për popullin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 31, 2024 15:52 Europe/Tirane
  • Marshim masiv i jemenasve në mbështetje të popullit të Gazës

Populli jemenas mbajti një marshim masiv në vazhdim të mbështetjes së tyre për popullin e Gazës.

Sipas al-Masirah, populli i Jemenit mbajti sot një marshim masiv në mbështetje të popullit palestinez në Gaza në sheshin al-Sabain, që ndodhet në Sana'a, kryeqytetin e këtij vendi. Parulla kryesore e këtij marshimi masiv, i cili u mbajt edhe në rajone të tjera të Jemenit, ishte "Ne qëndrojmë pranë Gazës dhe vazhdojmë të luftojmë pavarësisht të gjitha sfidave".

Pjesëmarrësit në këtë marshim lëshuan edhe një deklaratë dhe vlerësuan rezistencën, durimin dhe guximin e popullit dhe muxhahidëve palestinezë. Jemenasit vunë në dukje: "Paralajmërojmë koalicionin agresor saudito-emiratas të mos dorëzohet para presioneve amerikane dhe sioniste dhe të mos hyjë në komplotet e tyre të pista"

 Populli i Jemenit theksoi: "Ne kërkojmë nga kombet arabe dhe islamike që të mbështesin kombin palestinez në çdo mënyrë. Kërkojmë nga sundimtarët e vendeve arabe dhe islamike që të marrin qëndrime praktike dhe konkrete si ndërprerja e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe të mos mjaftohen me deklarata të pakuptimta politike."

Jemenasit vlerësuan gjithashtu marshimet e studentëve në universitetet amerikane dhe evropiane në mbështetje të kombit palestinez në Gaza. Populli i Jemenit në deklaratën e tij theksoi se vlerëson qëndrimet e Irlandës, Spanjës dhe Norvegjisë për njohjen e shtetit të Palestinës, si dhe qëndrimet e disa vendeve të Amerikës së Jugut për ndërprerjen e marrëdhënieve me regjimin sionist. Ata gjithashtu kërkuan nga të gjitha vendet e botës që të bojkotojnë mallrat sioniste.