Qershor 03, 2024 09:23 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist ka bombarduar rrethinat e Alepos

Sulmet ajrore të regjimit sionist në periferi të Alepos në Siri kanë rezultuar me martirizimin dhe plagosjen e një numri qytetarësh sirianë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, është thënë se në zonat e shënjestruara në qytezën "Hajjan" në veriperëndim të provincës Alepo, janë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore siriane si pasojë e këtyre sulmeve.

Në këto sulme, është shkatërruar një fabrikë shkrirjeje bakri, që ndodhej në afërsi të qytezës "Hajjan". Ministria e Mbrojtjes siriane ka bërë të ditur se si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të martirizuar disa persona dhe janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Një lajm tjetër nga Siria është se Komanda Qendrore Ushtarake Ruse në Siri bëri të ditur se Forcat Ajrore Ruse shkatërruan një bazë terroriste në Homs të Sirisë.

Yuri Popov, zëvendëskomandanti i Komandës Qendrore Ushtarake Ruse në Siri, njoftoi se Forcat Ajrore Ruse shkatërruan një bazë të terroristëve takfiristë në zonat malore të paarritshme të provincës siriane Homs.

Sipas njoftimit të qendrës komanduese të forcave ruse, terroristët e “Xhabhat al-Nusra”-s, që ndodheshin në këtë bazë, planifikonin të sulmonin qendrat ushtarake të Rusisë dhe të Sirisë.

 

 

Tags