Netanyahu: Lufta në Gaza nuk do të ndalet
Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, duke shpërfillur planin e Bidenit për nevojën e vendosjes së një armëpushimi të përhershëm në Gaza, deklaroi se lufta në Gaza nuk do të ndalet.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve ISNA, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u premtoi anëtarëve të kabinetit të tij se nuk do ta ndalojë luftën.
Sipas Organizatës izraelite të Radios dhe Televizionit, kryeministri i Izraelit e vlerësoi mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje si shumë të dobët dhe u tha anëtarëve të kabinetit të tij: “Biden nuk i ka paraqitur kushtet reale me të cilat Izraeli ka rënë dakord në lidhje me armëpushimin”.
Së fundmi, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, prezantoi një plan dhe një propozim që në Rripin e Gazës të mbizotërojë një armëpushim gjithëpërfshirës dhe forcat e regjimit sionist të tërhiqen nga kjo zonë. Përveç kësaj, lirimi i të burgosurve, kthimi i banorëve të veriut të Rripit të Gazës në shtëpitë e tyre dhe rritja e procesit të ofrimit të ndihmës për Rripin e Gazës për të mbështetur nevojat humanitare në këtë zonë, janë disa nga çështjet e tjera të ngritura në planin e propozuar.