Vriten disa ushtarë të regjimit sionist nga luftëtarët e Hamasit
Një numër ushtarësh të regjimit sionist janë vrarë pas shpërthimit të një fushe të minuar në vendndodhjen e tyre në perëndim të qytetit Rafah, sulm i cili u krye nga luftëtarët e Brigadave Al-Kasam.
Sipas Palestine Post, Brigadat Al-Kasam krahu ushtarak i Hamasit njoftuan në një deklaratë se luftëtarët palestinezë arritën të shpërthejnë një fushë të minuar ku ndodheshin ushtarët e regjimit sionist në perëndim të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Sipas kësaj deklarate, në këtë operacion të planifikuar paraprakisht, një numër i ushtarëve izraelitë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Në një deklaratë tjetër të shkurtër, Brigadat Al-Kasam njoftuan se shënjestruan me predha mortajash ushtarët e armikut sionist pas Fakultetit të Sociologjisë në jug të lagjes Al-Sabra në qytetin e Gazës.
Nga ana tjetër, Brigadat e dëshmorëve Al-Aksa të lidhura me Lëvizjen Fatah publikuan skena të sulmeve ndaj ushtarëve të regjimit izraelit që planifikonin të sulmonin zonat e Gazës jugore.
Mediat e regjimit sionist deri tani kanë pranuar censurën e ashpër të ushtrisë izraelite në shpalljen e shifrave të viktimave të saj.