Regjimi sionist godet zonat kufitare të Libanit me bomba fosfori
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158796-regjimi_sionist_godet_zonat_kufitare_të_libanit_me_bomba_fosfori
Burime të lajmeve në Liban raportuan për një sulm artilerie dhe ajror të regjimit sionist ndaj qytezave kufitare libaneze me bomba fosforike të ndaluara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 04, 2024 09:30 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist godet zonat kufitare të Libanit me bomba fosfori

Burime të lajmeve në Liban raportuan për një sulm artilerie dhe ajror të regjimit sionist ndaj qytezave kufitare libaneze me bomba fosforike të ndaluara.

Sipas rrjetit Al-Mayadin, ushtria sioniste bombardoi mëngjesin e sotëm qytetet kufitare Kfarkela, Deir Mimas dhe lumin Litani në jug të Libanit duke përdorur bomba të ndaluara me fosfor të bardhë.

Ende nuk ka informacione për shkallën e dëmeve apo të viktimave të mundshme.

Disa orë më parë, burimet e lajmeve bënë të ditur se të hënën mbrëma, të paktën 30 raketa janë lëshuar nga Libani jugor drejt zonave të Golanit të pushtuar, si pasojë e të cilave janë djegur afro 10 mijë hektarë prej tokave të Golanit nga sulmet me raketa të Hezbollahut.

Dje, gazeta "Yediot Aharonot", duke iu referuar gjuajtjes së raketave dhe dronëve në fushat e zonave sioniste Margaliot dhe Kiryat Shmoneh, njoftoi: "Dhjetëra mjete dhe ekipe zjarrfikëse janë duke u përpjekur që prej 6 orësh të shuajnë flakët e shkaktuara nga sulmet me raketa të Hezbollahut."

Rezistenca Islamike e Libanit njoftoi: "Ky sulm u krye në mbrojtje të popullit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe për të mbështetur Rezistencën e guximshme dhe të ndershme palestineze."