Qershor 04, 2024 09:43 Europe/Tirane
  • Ali Bagheri takohet me Sejid Hasan Nasrullahun

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Iranit u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit, Sejid Hasan Nasrullah.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ministri i Jashtëm në detyrë i Iranit, Ali Bagheri-Kani, në vazhdim të vizitave të tij në Liban, u takua dhe bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut të Libanit, Sejid Hasan Nasrullah.

Bagheri-Kani, duke zhvilluar udhëtimin e tij rajonal në Liban dhe Siri, u takua dhe u konsultua në Bejrut me ministrin e Jashtëm libanez Abdallah Bouhabib, kryeministrin Nexhib Mikati dhe kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nebih Berri.

Gjithashtu, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit, bëri nderimet e tij për dëshmorët e Rezistencës duke bërë homazhe në varrezat "Raudatu'l-Shuheda". Kreu i shërbimit diplomatik iranian vizitoi edhe varrin e nënës së Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Sejid Hasan Nasrullah, dhe recitoi suren Fatiha për shpirtin e saj.

Ali Bagheri u nis për në Bejrut me qëllim që të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe me autoritetet libaneze si dhe të konsultohet për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për zhvillimet e fundit në Palestinë.

 

Tags