Regjimi sionist bombardoi me fosfor të bardhë 17 qyteza libaneze
(last modified Thu, 06 Jun 2024 08:17:45 GMT )
Qershor 06, 2024 10:17 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist bombardoi me fosfor të bardhë 17 qyteza libaneze

"Human Rights Watch" deklaroi se që nga tetori i kaluar Izraeli ka përdorur gjerësisht municione me fosfor të bardhë për të bombarduar disa qyteza në jug të Libanit.

Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit, "Human Rights Watch", në një raport të botuar të mërkurën, tha se Izraeli ka përdorur gjerësisht municione me fosfor të bardhë që nga tetori i kaluar për të bombarduar disa qytete në jug të Libanit, duke rrezikuar jetën e civilëve dhe duke kontribuar në zhvendosjen e tyre.

Human Rights Watch theksoi: "Përdorimi i këtyre bombave në një shkallë të gjerë nga Tel Avivi, kërkon masa ligjore ndërkombëtare kundër armëve të ndaluara."

Ndërsa ushtria sioniste i ka përdorur disa herë këto bomba djegëse kundër qytetarëve libanezë që nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa", autoritetet amerikane nuk i kanë kushtuar vëmendje këtij veprimi të kundërligjshëm të regjimit sionist dhe as nuk u kushtojnë rëndësi raporteve të organizatave të të drejtave të njeriut.

Mbrëmjen e kaluar, në linjë me intensifikimin e sulmeve kundër jugut të Libanit, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar një nga pozicionet e ushtrisë së këtij vendi.

Ushtria pushtuese sioniste, duke sulmuar Libanin, jo vetëm që ka hapur zjarr kundër pozicioneve të ushtrisë së këtij vendi, por ajo ka përdorur edhe bomba fosforike gjatë sulmeve kundër këtyre zonave.

 

Tags