Izraeli prezantohet zyrtarisht si një regjim vrasës i fëmijëve
Kanali 13 i televizionit të regjimit sionist bëri të ditur se Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar delegacionin e Tel Avivit në këtë organizatë se e ka futur Izraelin në listën e zezë të OKB-së të regjimeve fëmijëvrasëse.
Gilad Erdan, përfaqësuesi i regjimit sionist në Kombet e Bashkuara tha gjithashtu se Antonio Guterres ka shtuar ushtrinë izraelite në listën globale (të zezë) të shkelësve që kanë kryer krime ndaj fëmijëve. Ai vuri në dukje se vendimi iu komunikua zyrtarisht të premten dhe e përshkroi atë si të turpshëm. Sipas raportit të kanalit të 13-të televiziv të regjimit sionist, njoftimi i afërt i kësaj çështjeje shkakton shqetësim të thellë tek zyrtarët izraelitë sepse ky proces është pjesë e grupit të rezolutave ndërkombëtare kundër Izraelit, të cilat mund të kenë pasoja të rënda në disa raste, përfshirë edhe ndalimin e shitjes së armëve këtij regjimi. Ndërkohë, Israel Katz, ministri i jashtëm i regjimit sionist, iu përgjigj kësaj çështjeje dhe njoftoi se vendimi për të shtuar Tel Aviv në listën ndërkombëtare të regjimeve që shkelin të drejtat e fëmijëve do të ketë ndikim në marrëdhëniet e Tel Avivit me Kombet e Bashkuara.