Sulm raketor i Hezbollahut ndaj forcave sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158928-sulm_raketor_i_hezbollahut_ndaj_forcave_sioniste
Hezbollahu i Libanit lëshoi një deklaratë ku njoftoi sulmin e ri kundër një prej pozicioneve ushtarake të ushtrisë së regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 08, 2024 05:24 Europe/Tirane
  • Sulm raketor i Hezbollahut ndaj forcave sioniste

Hezbollahu i Libanit lëshoi një deklaratë ku njoftoi sulmin e ri kundër një prej pozicioneve ushtarake të ushtrisë së regjimit sionist në veri të territoreve të pushtuara.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, burimet e lajmeve raportuan të premten se Hezbollahu i Libanit shënjestroi me një sulm raketash vendin e grumbullimit të ushtarëve sionistë në veri të Palestinës së pushtuar. Departamenti i informacionit i Hezbollahut në Liban njoftoi: Në mbështetje të kombit palestinez në Rripin e Gazës dhe në kuadër të përgjigjes ndaj sulmeve të armikut izraelit kundër fshatrave jugore të Libanit, luftëtarët e rezistencës islamike shënjestruan vendndodhjen e ushtrisë izraelite në veri të territoreve të pushtuara. Mediat e regjimit sionist gjithashtu të premten raportuan se në portin e Haifës u dëgjuan zhurmat e disa shpërthimeve masive. Nga ana tjetër, personalitetet politike dhe ushtarake të regjimit sionist paralajmëruan për situatën e ndërlikuar dhe kolapsin e brendshëm në ushtrinë dhe shoqërinë sioniste si pasojë e luftës së Gazës. Faqja e lajmeve Al-Mayadeen citoi mediat sioniste të raportonin se "Kobe Marum", koloneli i forcave rezervë të ushtrisë sioniste, njoftoi se Hezbollahu i Libanit përdor sulmet e tij raketore në një mënyrë krejtësisht inteligjente dhe përdor mjete që e bëjnë tepër të ëvshtirë zbulimin dhe monitorimin e këtyre sulmeve nga ana e Tel Avivit. Ndërkohë, dy zyrtarë amerikanë dhe një zyrtar izraelit i thanë uebsajtit të lajmeve Axios se javët e fundit, administrata Biden e ka paralajmëruar Izraelin rreth një "lufte të kufizuar" në Liban dhe ka njoftuar se një skenar i tillë mund të ketë pasoja të rënda për regjimin sionist.