Izrael/ Jep dorëheqje Ministri i Kabinetit të Luftës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i158990-izrael_jep_dorëheqje_ministri_i_kabinetit_të_luftës
Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit ka dhënë dorëheqje nga qeveria ekstremiste e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2024 17:21 Europe/Tirane
  • Izrael/ Jep dorëheqje Ministri i Kabinetit të Luftës

Ministri i Kabinetit të Luftës i Izraelit ka dhënë dorëheqje nga qeveria ekstremiste e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Benny Gantz muajin e kaluar i dha Netanyahut një afat për të paraqitur një plan të qartë pas konfliktit në Gaza.

Ndërsa së fundmi ai ka njoftuar largimin e tij nga qeveria, të cilin e quajti vendim “kompleks dhe të dhimbshëm”.

Largimi i partisë centriste të Gantz nuk do të përbënte një kërcënim të menjëhershëm për koalicionin qeverisës të Netanyahut, i cili kontrollon 64 nga 120 vendet e parlamentit, por megjithatë mund të ketë një ndikim serioz.

Me largimin e Gantz, Netanyahu do të humbasë mbështetjen e një blloku centrist që ka ndihmuar në zgjerimin e mbështetjes për qeverinë në Izrael dhe jashtë saj, në një kohë të rritjes së presionit diplomatik nga komuniteti ndërkombëtar.