Qershor 09, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në një kamp refugjatësh me popullsi të dendur në Gazë qendrore është rritur në 274, me qindra civilë të tjerë të plagosur në këtë sulm.

Në një përditësim të dielën, Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 274 palestinezë u vranë dhe 698 u plagosën kur forcat izraelite hynë në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Deklarata vuri në dukje se disa viktima mbetën nën rrënoja mes bombardimeve të rënda dhe mungesës së ekuipazheve të shpëtimit.

Izraeli të dielën vazhdoi të godasë pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës me sulmet e tij ajrore pa dallim dhe gjatë orëve të fundit me zjarr artilerie.

Në qytetin jugor të Rafahut, granatimet izraelite të një lagjeje banimi morën jetën e të paktën dy civilëve palestinezë.

Forcat izraelite shënjestruan gjithashtu një ndërtesë tjetër banimi në kampin Bureixhi, çka rezultoi në vdekjen e të paktën tre palestinezëve të tjerë.

Viktimat e fundit e çojnë numrin total të vdekjeve në Gaza në të paktën 37,084, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Mijëra të tjerë dyshohet se janë varrosur nën rrënoja.

 

Tags