Qershor 13, 2024 12:16 Europe/Tirane
  • Sulmi më i madh i Hezbollahut në tokat e pushtuara

Pars Today – Sipas raportimeve, për shkak të sulmit të rëndë me raketa të Hezbollahut, në shumë zona të qytetit Safad të regjimit sionist furnizimi me energji elektrike është ndërprerë.

Në sulmin më të madh të rezistencës libaneze, breshëria me 100 raketa sulmoi për herë të parë rajonin Tiberia në veri të Palestinës së pushtuar. Ky sulm me raketa është sulmi më i gjerë i Hezbollahut për sa i përket numrit dhe llojit të raketave. Sipas Pars Today, pas këtij sulmi me raketa, në veri të Palestinës së pushtuar i dëgjua alarmi i rrezikut. Thuhet se kompania izraelite e armëve Rafael ishte objektivi i drejtpërdrejtë i raketave të Hezbollahut. Si pasojë e sulmit me raketa të Hezbollahut, energjia elektrike u ndërpre në shumë zona të qytetit Safad, të regjimit sionist. Agjencia palestineze e lajmeve Sama gjithashtu në një raport njoftoi se një numër i madh raketash goditën bazën ajrore strategjike Miron të regjimit sionist dhe rrethinat e tij në malin Jebel Al Marmaq në veri të Palestinës së pushtuar. Nuk ka ende ndonjë raport për numrin e viktimave në radhët e regjimit sionist. Në muajt e fundit, pas krimeve të tmerrshme të regjimit izraelit në Rripin e Gazës dhe gjenocidit të këtij regjimi ndaj palestinezëve në këtë rajon, Hezbollahu i Libanit ka sulmuar pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara.

Tags