Qershor 13, 2024 19:28 Europe/Tirane
  • Shpërthim në jug të Tel Avivit

Një shpërthim i fortë tronditi jugun e Tel Avivit në territoret e pushtuara palestineze.

Sipas agjencisë së lajmeve SAMA, Channel 12 i Izraelit njoftoi të enjten se shpërthimi ndodhi në qytetin Rahofut në jug të Tel Aviv. Nuk ka asnjë raport për detajet e këtij shpërthimi. Gjithashtu, burime të lajmeve raportuan për një sulm kibernetik ndaj Kompanisë Sioniste të Telekomunikacionit (Bezik) dhe njoftuan se linjat e komunikimit të një numri të madh të abonentëve janë ndërprerë. Me fillimin e operacionit “Stuhia Al-Aksa” të rezistencës palestineze kundër regjimit sionist që nga 7 tetori 2023, janë shtuar edhe sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës së këtij regjimi. Pak kohë më parë, hakerët sulmuan faqen e internetit të kanalit izraelit të lajmeve "Walla" dhe e bënë atë të padisponueshme. Në të njëjtën kohë, gjeneral Gadi Shamni, një nga gjeneralët sionist, duke iu referuar situatës kaotike të regjimit sionist dhe konfliktit mes ushtrisë së këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara dhe rezistencës islame të Libanit, tha: "Hezbollahu ka arritur të sjellë Izraelin në një luftë rrënimi, një luftë që nuk do të përfundojë."

 

Tags