Jemeni sulmon me raketa, 3 anije të tjera të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i159218-jemeni_sulmon_me_raketa_3_anije_të_tjera_të_izraelit
Pars Today- Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi sulmin e suksesshëm të këtij vendi ndaj 3 anijeve në shërbim të regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 15, 2024 12:50 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon me raketa, 3 anije të tjera të Izraelit

Pars Today- Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi sulmin e suksesshëm të këtij vendi ndaj 3 anijeve në shërbim të regjimit sionist.

Sipas Pars Today, Yahi al-Sarei të enjten tha se ushtria jemenase në 24 orët e fundit ka kryer tre operacione ushtarake kundër anijeve të lidhura me regjimin sionist. Anijet Verbena, Seaguardian dhe Athina u vunë në shënjestër të raketave dhe dronëve jemenas. Që nga fillimi i luftës së Gazës, forcat e ushtrisë jemenase dhe komitetet popullore kanë vënë në shënjestër anijet të cilat janë ankoruar në territoret e pushtuara dhe kanë bërë biznes me regjimin sionist, me synimin për të mbështetur popullin palestinez kundrejt krimeve të sionistëve. Ky veprim ka ushtruar presion të madh mbi ekonominë e Tel Avivit.