Korrik 02, 2024 07:58 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase sulmon anijet amerikane dhe britanike

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi për një sulm ndaj katër anijeve amerikane, britanike dhe izraelite.

Sipas IRNA, zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase, Yahya Saree, në një deklaratë njoftoi se forcat e armatosura jemenase kanë sulmuar anijen konteiner MSC Unific, cisternat e naftës Delonix dhe Lucky Silver dhe anijen Anvil Point. Duke thënë se forcat e armatosura të Jemenit kanë përdorur raketa cruise për të sulmuar anijet e destinuara për në territoret e pushtuara, Yahya Saree shtoi se anija Delonix u sulmua për herë të dytë brenda një jave. Ushtria jemenase ka njoftuar se operacionet e forcave të armatosura jemenase kundër anijeve izraelite apo anijeve që shkojnë në territoret e pushtuara do të ndalen vetëm nëse ndalohet agresioni dhe rrethimi i vendosur ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës. Ndërkohë, një botim amerikan e quajti arsenalin e madh të armëve të Sanaas një problem serioz për koalicionin detar amerikan kundër Jemenit dhe pranoi se koalicioni amerikan për shkak të mungesës së municioneve dhe pajisjeve ushtarake ka hyrë në një lojë të tepruar me Jemenin.  Botimi amerikan Foreign Policy në një raport duke iu referuar shpenzimeve të mëdha ushtarake të koalicionit detar SHBA-Britani dhe aleatëve të tij evropianë për atë që e quajti sigurinë e transportit detar në Detin e Kuq, shpjegoi se forcat detare amerikane dhe aleatët e saj në Detin e Kuq pas muajsh operacionesh të gjera kundër Sanaas jo vetëm që kanë dështuar kundrejt Jemenit, por janë bërë shkak që situata të jetë akoma e paqëndrueshme dhe tensionuar. Gjithashtu shpenzimet e mëdha të luftës e kanë bërë situatën edhe më të vështirë. Duke kritikuar performancën e dobët të marinës amerikane kundrejt sulmeve nga Sana'a, Faren Palsey sfidoi udhëheqësit ushtarakë të Pentagonit dhe shtoi: Në një situatë të tillë, ekzistenca e një force të tillë detare që krenohet me aftësinë detare të kampit perëndimor, në betejat e ardhshme si do ta ketë të mundur të përballet me rivalin e tij tradicional dhe kyç që është Kina.

Tags