Korrik 03, 2024 08:18 Europe/Tirane
  • Përpjekja e parlamentit sionist për ta shpallur UNRWA si terroriste

Parlamenti sionist duke miratuar ligjin po përpiqet të shpallë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinez (UNRWA) një organizatë terroriste.

Sipas Al Jazeera, dy komitete për marrëdhëniet me jashtë dhe Komiteti i Luftës së Knesset (Parlamenti i regjimit sionist) po shqyrtojnë bashkimin e tre projektligjeve për të sulmuar UNRWA. Sipas këtij raporti, një nga këto projektligje lidhet me lejen e UNRWA-së për të vepruar në të ashtuquajturat toka sioniste. Sipas këtij projektligji, punonjësve të ndihmës së UNRWA-s u ndalohet të veprojnë në tokat e pretenduara nga sionistët dhe Kodsi Lindor është një nga këto zona. Në këtë raport thuhet se dy projektligjet e tjera, njëri ka të bëjë me shpalljen e UNRWA-së si organizatë terroriste dhe tjetri ndalon punonjësit e ndihmës së UNRWA-së nga imuniteti gjyqësor dhe privilegjet që i dedikohen stafit të OKB-së në territoret e pushtuara. UNRWA, një nga agjencitë aktive në fushën e palestinezëve nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, ka qenë cak i sulmeve të autoriteteve sioniste dhe akuzave të këtij regjimi që nga fillimi i luftës së Gazës më 7 tetor. Para kësaj, akuzat e Tel Avivit ndaj UNRWA-s shkaktuan ndërprerjen e ndihmës nga vendet perëndimore për UNRWA-n, megjithëse disa prej këtyre vendeve rifilluan ndihmën për UNRWA-n, por Shtetet e Bashkuara, nën ndikimin e lobit sionist, vazhdojnë të zbatojnë këto kufizime ndaj UNRWA-s.

Tags