Martirizimi i 12 palestinezëve në sulmet e regjimit sionist në Gaza
12 palestinezë janë martirizuar në sulmet e fundit ajrore të regjimit sionist në Gaza.
Sipas Al-Jazeera, pesë palestinezë, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë në bombardimet e zonës Hay al-Zarqa, që ndodhet në jug të qytetit të Gazës. Gjithashtu, Departamenti i Mbrojtjes Civile të Gazës njoftoi se shtatë palestinezë u vranë, pesë u plagosën dhe disa u zhdukën nën rrënoja si rezultat i një sulmi ajror në zonën al-Sheikh Rizvan në qytetin e Gazës. Pak orë më parë, avionët luftarakë të regjimit sionist bombarduan rajonin Deir al-Balah në qendër të Gazës, si pasojë e të cilit 12 persona, mes të cilëve Hassan Hamdan, shefi i departamentit të mbetjeve të Kompleksit Mjekësor Nasser të Gazës, së bashku me të gjithë familjarët, ranë dëshmor. Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi: Numri i martirëve palestinezë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori arriti në 37,925 dhe 87,141 persona janë plagosur. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se kushtet aktuale të ndihmës për Gazën janë të papërshtatshme dhe të pamjaftueshme. Hanan Balkhi, drejtoreshë rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në këtë njoftim, duke iu referuar pengesave të regjimit sionist për mbërritjen e ndihmave në Gaza, tha se tani për të shpërndarë ndihmat kemi nevojë për vendosjen e paqes në Gaza.