Martirizohen 11 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160124-martirizohen_11_palestinezë_në_sulmet_e_regjimit_sionist_në_gaza
Burimet e lajmeve raportuan për martirizimin e të paktën 11 palestinezëve në sulmet ajrore izraelite në zona të ndryshme të Gazës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2024 05:18 Europe/Tirane
  • Martirizohen 11 palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza

Burimet e lajmeve raportuan për martirizimin e të paktën 11 palestinezëve në sulmet ajrore izraelite në zona të ndryshme të Gazës.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, tre palestinezë u martirizuan dhe tre të tjerë u plagosën në sulmin ajror izraelit në zonën al-Babidi, që ndodhet në veri të Gazës. Sipas këtij raporti, pesë palestinezë janë martirizuar në zonat Al-Sahaba dhe Al-Jala të qytetit të Gazës dhe tre palestinezë të tjerë janë martirizuar në Deir al-Balah në qendër të Gazës. Në sulmet e mëngjesit të sotëm (e martë), ushtria izraelite bombardoi gjithashtu zonat Hayy al-Sabra, Al-Mukhim al-Jadeed, Al-Nusirat dhe Hayy al-Darj në qytetin e Gazës. Ndërkohë, zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Palestine në një mesazh shprehu shqetësimin për shpërnguljen e vazhdueshme të afro 2 milionë njerëzve në Rripin e Gazës. “Nabal Farsakh” në një mesazh në rrjetin social X (ish Twitter) ka shkruar: Askund në Gaza nuk është i sigurt dhe nuk ka asnjë mënyrë që njerëzit të largohen, madje edhe ata që janë të sëmurë apo të lënduar. Ai tha se familjet në Gaza ende mbështeten në ndihma të pamjaftueshme dhe ndërsa qasja në ushqim dhe ujë mungon, rreziqet shëndetësore janë rritur për shkak të mbipopullimit.