Vazhdojnë sulmet e regjimit sionist në lindje dhe jug të Libanit
Avionët e regjimit sionist mëngjesin e së mërkurës kanë bombarduar lindjen dhe jugun e Libanit.
Rrjeti libanez “Al-Manar” raportoi se avionët sionistë shënjestruan një ndërtesë banimi në qytetin “Barashit” në jug të Libanit. Ushtria izraelite gjithashtu pretendoi se avionët e këtij regjimi bombarduan një ndërtesë të Hezbollahut në “Kafarkala” në jug të Libanit. Ky regjim pretendoi se avionët izraelitë vunë në shënjestër infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut, nga e cila u lëshua një raketë drejt Golanit. Ky është sulmi i dytë i regjimit sionist në orët e fundit. Në sulmin e parë, avionët e regjimit sionist në dy raste bombarduan fshatrat "Tulin" dhe "Adshit al-Qasir" në jug të Libanit. Regjimi sionist, i cili është mposhtur në fushën e betejës me Hezbollahun, po bombardon zonat e banuara në jug të Libanit dhe kufirin me Palestinën e pushtuar për të kompensuar disfatat e tij. Gjatë këtyre sulmeve pa qëllim të regjimit sionist ndaj zonave të banuara në jug të Libanit, janë vrarë dhe plagosur shumë njerëz.