Dënim me vdekje për gruan e Abu Bakr al-Baghdadi
(last modified Wed, 10 Jul 2024 18:13:59 GMT )
Korrik 10, 2024 20:13 Europe/Tirane
  • Dënim me vdekje për gruan e Abu Bakr al-Baghdadi

Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut lëshoi një deklaratë të mërkurën duke shpallur dënimin me vdekje për gruan e ish-udhëheqësit të lartë të grupit terrorist ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar rrjetin "Al-Ahd", Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut shpalli dënimin me vdekje për Asma Mohammad, gruan e Abu Bakr al-Baghdadit, për krimin e arrestimit dhe torturimit të grave izedite në shtëpinë e saj dhe njoftoi: "Gjykata Penale në zonën Karkh të qytetit Bagdad dha dënimin me vdekje për gruan e ish-udhëheqësit të lartë të ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi."

Në këtë deklaratë thuhet: "Pasi grupi terrorist ISIS mori nën kontroll qytetin Mosul, kryeqendrën e provincës Nineveh në Irakun verior në vitin 2014, gruaja e al-Baghdadit u përpoq të arrestonte gratë izedite në lagjen Sinxhar në perëndim të kësaj province në shtëpinë e saj, pasi u rrëmbyen nga elementë të këtij grupi terrorist."

Më herët, Shërbimi Informativ Kombëtar i Irakut njoftoi arrestimin e gruas dhe vajzës së liderit të grupit terrorist ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, në një nga vendet fqinje, emrin e të cilit nuk e përmendi.

Sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Irakut, gruaja dhe vajza e Abu Bakr al-Baghdadit ishin fshehur në një vend fqinj me emra dhe pasaporta false.

Abu Bakr al-Baghdadi vdiq në tetor të vitit 2019 në provincën Idlib, që ndodhet në veriperëndim të Sirisë.

 

Tags