Sabotimet e Netanyahut në procesin e negociatave të armëpushimit në Gaza
Mediat e regjimit sionist raportuan të premten se kryeministri i këtij regjimi, Benjamin Netanyahu, po saboton rrugën e negociatave të armëpushimit në Gaza.
Sipas IRNA nga Al Jazeera, radio-televizioni i regjimit sionist, duke cituar burime të informuara, njoftoi se Netanyahu po i menaxhon i vetëm negociatat për shkëmbimin e të burgosurve dhe ka vendosur të vështirësojë pozicionin e tij në negociatat aktuale. Nga ana tjetër, faqja e internetit Axios, duke cituar një zyrtar sionist të pranishëm në bisedimet e armëpushimit, theksoi se kërkesa e Netanyahut për të parandaluar kthimin e luftëtarëve palestinezë në veri të Gazës mund të çojë në bllokimin e negociatave. Ky burim shtoi: Disa anëtarë të ekipit negociator të regjimit sionist i thanë Netanyahut se kjo kërkesë nuk është e zbatueshme ndërsa ai i tha ekipit negociator të regjimit sionist se insiston në këtë klauzolë. Më herët, Mohammad Al-Hindi, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi se bisedimet në Doha nuk ishin përfundimtare për shkak të zvarritjes, ndërprerjes dhe humbjes së kohës së kryeministrit izraelit dhe theksoi se ekipi negociator i Netanyahut nuk kishte kompetenca. Ndërkohë, familjarët e të burgosurve të regjimit sionist përmes një deklarate kanë bërë të ditur se sjellja e kryeministrit Benjamin Netanyahu në lidhje me negociatat e armëpushimit nuk është e përgjegjshme.