Martirizohen 15 palestinezë në krimin e ri sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160302-martirizohen_15_palestinezë_në_krimin_e_ri_sionist_në_gaza
Burimet e lajmeve raportuan se një numër i banorëve të Gazës ranë dëshmorë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë sulmit të ri të regjimit sionist në këtë zonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2024 17:32 Europe/Tirane
  • Martirizohen 15 palestinezë në krimin e ri sionist në Gaza

Burimet e lajmeve raportuan se një numër i banorëve të Gazës ranë dëshmorë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë sulmit të ri të regjimit sionist në këtë zonë.

Burimet spitalore bënë të ditur se të paktën 15 persona mbetën të martirizuar dhe një numër të tjerësh u plagosën si pasojë e bombardimeve të një faltoreje pranë Xhamisë "Al-Abyed" në kampin al-Shati në qytetin e Gazës.

Nga ana tjetër, Organizata e Ndihmës dhe e Shpëtimit të Palestinës në Gaza njoftoi se gjatë bombardimeve të ndërtesave të banimit në Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës nga ushtria okupatore sioniste, koloneli Muhammad Osama Hamad, zëvendësdrejtor i departamentit të zjarrfikësve dhe shpëtimit të kësaj organizate ra dëshmor dhe 8 forca të tjera u plagosën, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Organizata e lartpërmendur theksoi se avionët luftarakë të regjimit sionist i sulmuan këto ndërtesa për herë të dytë, gjatë kohës kur forcat e shpëtimit po përpiqeshin të shpëtonin të plagosurit dhe të nxirrnin dëshmorët.

Gjithashtu, edhe Zyra e Informacionit për Luftën e Hezbullahut të Libanit njoftoi nëpërmjet një deklarate se për të mbështetur popullin e palëkundur palestinez në Gaza dhe për të ndihmuar Rezistencën e tij të guximshme dhe të ndershme, luftëtarët e Rezistencës Islamike Libaneze sulmuan me raketë të shtunën në drekë qendrën e grumbullimit të ushtrisë sioniste në periferi të kazermës Mitat, duke i shkaktuar goditje fatale.

Nga ana tjetër, burimet e lajmeve raportuan se tre raketa të tjera u lëshuan nga Libani në drejtim të qytezave Kiryat Shmona dhe Esba' al-Xhelil.