Erdogan: Izraeli ka kryer krime lufte në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i160304-erdogan_izraeli_ka_kryer_krime_lufte_në_gaza
Presidenti i Turqisë tha: "Regjimi sionist duhet të sanksionohet për krime lufte në Rripin e Gazës."
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 13, 2024 21:06 Europe/Tirane
  • Erdogan: Izraeli ka kryer krime lufte në Gaza

Presidenti i Turqisë tha: "Regjimi sionist duhet të sanksionohet për krime lufte në Rripin e Gazës."

Recep Tayyip Erdoğan tha se sulmet e regjimit sionist ndaj civilëve në Rripin e Gazës janë një krim lufte.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Shtëpia e Bardhë po i shpërfill sulmet e qëllimshme të regjimit sionist ndaj infrastrukturës civile në Rripin e Gazës.

Presidenti i Turqisë, duke theksuar se dëshiron të sanksionojë regjimin sionist, tha se presidenti amerikan Joe Biden dhe qeveria e tij janë bashkëpunëtorë në krimet e luftës të regjimit sionist në Gaza.

Sipas presidentit të Turqisë, "gjenocidi brutal ndaj njerëzve të pafajshëm nëpër spitale, ambulanca, tregje, në qendrat ku shpërndahen ndihmat humanitare dhe në zonat e përcaktuara si të sigurta, është shkelja më e madhe e të drejtave të njeriut".