Qyteti ushtarak Kiryat Shmoune nën zjarrin e Hezbollahut
Në përgjigje të krimeve të dronëve ushtarakë sionistë, Hezbollahu i Libanit shënjestroi qytetin ushtarak Kiryat Shmoune me dhjetëra raketa Katyusha.
Sipas shërbimit të jashtëm të agjencisë së lajmeve IRIB nga Jugu i Libanit, Hezbollahu, në përgjigje të martirizimit të dy qytetarëve libanezë në një sulm me dron nga ushtria sioniste, ka vënë në shënjestër qytetin ushtarak Kiryat Shmoune me dhjetëra raketa Katyusha. Sipas rrëfimit të kanalit televiziv sionist 12, gjatë operacionit sulmues të Hezbollahut 6 ushtarë sionistë u plagosën. Droni i armatosur dhe agresor i ushtrisë sioniste sulmoi një makinë në rrugën për në Kafarkala. Në këtë sulm mbetën dëshmorë 2 qytetarë libanezë, Si kundërpërgjigje ndaj këtyre krimeve, droni i Hezbullahut goditi qytetin ushtarak Kiryat Shmoune me dhjetëra raketa Katyusha. Ndërsa pranoi se raketat Katyusha të Hezbollahut goditën këtë vendbanim ushtarak, Channel 12 televiziv sionist njoftoi se 6 ushtarë sionistë u plagosën gjatë këtij operacioni sulmues të Hezbollahut. Kufijtë e Libanit dhe territoret e pushtuara palestineze prej kohësh janë bërë qendër e shkëmbimit të zjarrit midis Hezbollahut dhe ushtrisë sioniste, konflikte që kanë nisur që nga lufta e Gazës. Sulmet me dron dhe raketa të Hezbollahut të Libanit kundër territoreve të pushtuara kanë shkaktuar frikë dhe shqetësim tek sionistët.