Izraeli sulmon sërisht Damaskun
(last modified Sun, 14 Jul 2024 08:17:05 GMT )
Korrik 14, 2024 10:17 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon sërisht Damaskun

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në sulmin e ushtrisë sioniste në Damask, kryeqytetin e Sirisë.

Sipas IRNA, ushtria siriane njoftoi se në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga sulmet ajrore të regjimit sionist ndaj pozicioneve ushtarake dhe ndërtesave të banimit në Damask, një ushtar ka rënë dëshmor dhe tre persona janë plagosur. Mbrojtja ajrore siriane kapi dhe shkatërroi një numër raketash të lëshuara nga avionët. Në vitet e fundit, regjimi sionist me sulme ajrore ka sulmuar vazhdimisht Damaskun dhe rajone të ndryshme të Sirisë, të cilat në shumicën e rasteve janë zmbrapsur nga përgjimi në kohë i mbrojtjes ajrore të Damaskut. Ushtria pushtuese kryen sulme në Siri prej vitesh, por sulmet e regjimit sionist ndaj Sirisë janë shtuar pas fillimit të luftës së Gazës më 7 tetor. Ushtria pushtuese njoftoi se sulmet e saj ishin në përgjigje të lëshimit të 2 dronëve nga Siria drejt Eilatit.  Ndërsa Damasku nga ana e tij i ka dërguar vazhdimisht letra Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, duke dënuar këto sulme dhe duke u kërkuar që sulmet të ndalojnë.

Tags